“Biznesi në Berat, potencial zhvillimi apo më shumë ndotje për qytetin?”. Kësaj pyetje ka marrë përsipër t’i përgjigjet shoqata Mbrojtja e Mjedisit Natyror në Berat në bashkëpunim me EDEN, Qendrën Mjedisore për Zhvllim, Edukim dhe të qendrave të tjera mjedisore.

Në kuadër të programit “SENIORA”, financuar nga qeveria suedeze, berati është përfshirë në një fushatë monitorimi që i është bërë qyteteve si Vlora, Fushë-Kruja, Elbasani dhe Shkodra, përsa i përketë ndotjes nga bizneset private.

Në Berat gjatë periudhës Maj-Nëntor 2013 është monitoruar situata dhe si pika të nxehta me ndotje të lartë kanë rezultuar ish uzina e baterive dhe fabrika e përpunimit të lëkurave.

Gjatë këtij takimi është folur me grupet e interesit për bashkëpunimin që duhet të ketë biznesin me pushtetin lokal për uljen e nivelit të ndotjes në qytet.

Top Channel