Obama përkujton veteranët

12/11/2013 00:00

Ashtu si miliona amerikane anekënd vendit, në Diten e Veteranëve, Barak
Obama nderoi ata qe kane sherbyer ne Forcat e Armatosura.

Bashke me te shoqen, Michelle, ai priti ne Shtepine e Bardhe në Shtëpinë e Bardhë, veteranë të luftrave e familjet e tyre dhe më pas vendosi një kurorë me lule në varrezën kombëtare në Arlington pranë Uashingtonit.

Amerika u detyrohet veteraneve mirenjohje te thelle per sherbimin e tyre, tha presidenti, i cili u angazhua t’i ofroje mbeshtetje te vecante sidomos atyre qe kthehen nga fushebetejat e Afganistanit. Falenderime te veçanta Obama i drejtoi te gjithe gjenerates qe iu bashkua forcave ushtarake pas sulmeve te 11 shtatorit 2001.

“Perpjekje pas perkjeje, ne Irak e Afganistan, ky brez, brezi i 11 shtatorit, ka permbushur çdo mision qe ne i kemi kerkuar. Dhe sot mund te themi se per shkak te sherbimit te tyre heroik, berthama e Al Kaedes eshte shperbere dhe kombi yne eshte me i sigurte”, tha Obama.

Me kete rast, shefi i Shtepise se Bardhe perseriti edhe nje here zotimin per t’i kthyer trupat ne shtepi pas luftes 12-vjeçare ne Afganistan.
 
“Kete dimer, niveli i trupave tona ne ate vend do te ulet ne 34.000 dhe si kjo kohe, vitin qe vjen, kalimi i kompetencave tek forcat afgane te sigurise do te jete thuajse i perfunduar. Lufta me e gjate ne historine e Shteteve te Bashkuara, do te perfundoje”, u shpreh Obama.
 
Qytetet dhe shtetet amerikane e festojnë ne menyra te ndryshme Diten e Veteraneve, shpesh me parada. Kjo dite perkon me perfundimin e Luftes se i Botërore, kur Amerika dhe aleatet e arritën armepushim me Gjermaninë për t’i dhënë fund luftimeve në orën e 11 të ditës së 11 të muajit të 11-te.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta