Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Një protestë simbolike kundër asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri u organizua edhe në Kosovë.
Disa qytetarë marshuan nga sheshi “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Organizatori fotoreporteri Vedat Xhymshiti i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, t’i thotë jo propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për asgjësimin e armëve kimike të konfiskuara në Siri në territorin e Shqipërisë.
“Këto lloje armësh janë të rrezikshme, përmbajnë agjent të portokalltë dhe sarin, mbetjet e të cilit pas asgjësimit janë të pamenaxhueshme. Pas asgjësimit të këtyre armëve, rreziku është që gjeneratat e reja të lindin me mutacione e komplikime serioze gjenetike”, tha Xhymshiti.
Protesta të tjera me këtë qëllim u paralajmëruan për ditët në vijim.
Top Channel