Turqi–Britani/ Erdogan pret Starmer në Ankara, nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 20 avionëve luftarakë Përpjekjet për vjedhjen e sekreteve tregtare nga kompanitë amerikane
vazhdojnë me një ritëm të lartë dhe po vënë në shënjestër objektiva të
reja, pavarësisht nga tentativat per frenimin e spiunazhit industrial.
Vjedhja e sekreteve tregtare dëmton ekonominë pasi shkurajon investimet për punën kërkimore që janë kritike për rritjen ekonomike. Disa element të rinj janë përfshirë në këtë aktivitet, thote ‘Zeri i Amerikes’ dhe goditjet e tyre kanë vënë në shënjestër shumë biznese që nga ato të teknologjisë së lartë e deri tek ato të modës.
Teknologjia e prodhimit të një avioni luftarak është një objektiv i kuptueshëm i spiunazhit, por ekspertët verejne tani se spiunazhi industrial po shenjestron edhe stilistët e famshëm, prodhuesit e lojrave të fëmijëve, prodhuesit e objekteve të çelikut, kompanitë e ushqimit dhe pijeve, fushën e studimeve për energji të pastër dhe prodhuesit e turbinave me erë.
Spiunazhi tregtar po kërkon gjithashtu informacion për praktikat menaxhuese që përdoren nga bizneset e suksesshme. Te shumta jane kompanite qe mendojne se shkeljet e sigurisë po bëhen të pashmangshme. Ne valen e sulmeve kibernetike kane perfunduar edhe kompani perëndimore mediatike dhe banka, çka shtyn te mendohet se goditja e objektivave ekonomikë mund te kete per qellim te çoje perpara interesat politike të forcave në Siri dhe Iran.
Top Channel