Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në Asnjë marrëveshje nuk u arrit mes Perëndimit dhe Iranit mbi programin bërthamor. Shefja e politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton, foli ende për dallime mes palëve.
“Progres konkret është arritur, por dallimet mbeten. Zarif dhe unë do të takohemi sërish këtu me ekipin negociator të Iranit dhe drejtuesit e E3+3, më 20 nëntor”, tha Ashton.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se nuk ishte i zhgënjyer me rezultatin e Gjenevës, sepse bisedimet do të vazhdojnë.
“Natyrisht që gjashtë vendet mund të kenë dallime në pikëpamjet e tyre, por ne po punojmë bashkë dhe shpresojmë të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje, kur të takohemi sërish. Kemi bërë shumë punë dhe shpresojmë se do të bëjmë edhe më shumë”, tha Zarif.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se nuk ka më asnjë pikëpyetje që, “jemi shumë më afër nga çfarë kemi qenë më parë”. Megjithatë, ai theksoi se dritarja e diplomacisë nuk do të mbetet pafundësisht e hapur.
“… dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur një zgjidhje paqësore, sepse ne besojmë se diplomacia e fortë është një armë mjaft e fuqishme për të zhdukur armët e shkatërrimit në masë, më kërcënueset në botë, dhe pikërisht për këtë do të vazhdojmë të flasim”, tha Kerry.
Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara se Teherani po përpiqet të sigurojë armën bërthamore, por për autoritetet iraniane misioni i tyre nuk është veçse paqësor.
Një prej propozimeve ishte: Irani të pezullojë shtrirjen e aktivitetit bërthamor dhe në këmbim të kësaj të përfitojë çlirimin e disa prej sanksioneve ekonomike.
Presidenti iranian, Hasan Ruhani, tha të dielën se vendi i tij nuk do të braktisë të drejtën e tij bërthamore, që përfshin pasurimin e uraniumit. Bisedimet e Gjenevës përfshijnë Iranin dhe grupin e njohur P5+1, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë.
Top Channel