Në kërkim të një pakti me Iranin

09/11/2013 00:00

Bisedimet mes Iranit dhe fuqive botërore hynë në ditën e tretë, të paplanifikuar në Gjenevë.

Të premten, një zyrtar i Departamentit të Shtetit deklaroi se në bisedimet e së enjtes dhe së premtes është arritur progres, por shtoi se do të vazhdojnë bisedimet për të përafruar edhe më tej qëndrimet.

Tryezës së bisedimeve të shtunën pritet t’i bashkohen edhe Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius u tregua skeptik për arritjen e një marrëveshjeje. Në një intervistë për një radio franceze ai tha se nuk “ka siguri” për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Ndërkohë, vec krerëve të diplomacisë europiane dhe amerikane, tryezës së bisedimeve të së shtunës pritet t’i bashkohet edhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe diplomatë të lartë kinezë.

Mësohet se njëri prej skenarëve që po qarkullon në tryezën e bisedimeve është ai i ngrirjes nga ana e Iranit të aktivitetit të tij nuklear në këmbim të heqjes së një pjese të sanksioneve ndërkombëtare.

Zv.ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi i përshkroi bisedimet e së enjtes dhe së premtes si “mjaft produktive, por shtoi se ka ende shumë punë përpara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB