Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në
Mbështetësit e Bo Xilai, lideri kinez që u dënua me burgim të përjetshëm, kanë krijuar një parti të re politike.
Në një deklaratë të lëshuar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, një nga themeluesit të partisë së re, Wang Zheng ka thënë se subjekti quhet Zhi Xian, që do të thotë: Kushtetuta Është Autoriteti Suprem.
Wang ka shtuar se lindja e partisë së re, që thyen monopolin e jetës politike kineze nga Partia Komuniste, është legjitime dhe e arsyeshme sipas ligjit kinez.
Bo Xilai është emëruar president i përjetshëm i partisë. 64-vjeçari u dënua në gusht me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe abuzim me anë të detyrës.
Disa herë ministër dhe deri në fund të vitit të kaluar sekretar i Partisë Komuniste në qytetin Çongking, Xilai konsiderohej si kryetari i grupit të së majtës nacionaliste të Partisë Komuniste.
Top Channel