Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në Fuqite botërore duhet të “kapin momentin” e të shfrytëzojnë zbutjen e
toneve me Iranin, deklaroi ministri i Jashtem britanik William Hague nga
Gjeneva, ku bisedimet per programin berthamor te republikes islamike,
kane hyre në ditën e tretë.
Kryediplomati britanik pershendeti ate qe e cilesoi “nje proges pozitiv te negociatave”, por ashtu si Kerry nje dite me pare, edhe ai flet per pasiguri sa i takon arritjes se nje marreveshjeje.
“Negociatat kane ecur shume mire dhe po e vazhdojne perparimin. Megjithate, ka ende shume ceshtje te rendesishme qe kerkojne zgjidhje, ndaj eshte e qarte se bisedimet jane ende larg fundit; do te kemi kohe ne dispozicion dhe vemendjen e mjaftueshme per t`u marre me keto ceshtje. nuk eshte se kemi ndonje afat fundor per te dale ne perfundime konkrete”, u shpreh Hague.
Sipas draftmarreveshjes ne diskutim, Iranit do t’i duhet te ngrije zgjerimin e aktivitetit te tij berthamor ne kembim te zbutjes se sanksioneve te perendimit. Kunder paktit me iranine ka ngritur zerin kryeministri izraelit benjamin netaniahu, vendi i te cilit nuk do te jete i detyruar te firmose.
Sipas korrespondentit te BBC-se ne Gjeneve, kjo eshte hera e pare ne vite qe negociatat mbi programin berthamor te regjimit te ajatollaheve po levizin kaq shpejt. Pervec arritjes se nje ujdie, ato perbejne edhe nje shans per Shtetet e Bashkuara dhe iranin qe t’i japin fund tre dekadash mosbesimi te thelle ndaj njeri-tjetrit.
Megjithate, edhe pse situata duket shume me e zbutur se me pare, rezultati i ketyre bisedimeve mbetet i paqarte. Ne ëashington, zedhenesi i Shtepise se Bardhe Josh Ernest deklaroi se cdo kritike qe i behet marreveshjes ne kete faze eshte e parakohshme.
Por Netaniahu edhe nje here kaloi ne sulm duke argumentuar se iranianeve po u lehtesohen sanksionet ne nje kohe kur nuk e kane reduktuar kapacitetin e pasurimit te uraniumit. Izraeli shtoi ai, do te beje c`eshte e mundur qe te mbrohej veten dhe sigurine e njerezve te tij.
Ekspertet e mbrojtjes kane kohe që spekullojne se shteti hebre mund te ndermarre veprime ushtarake per te vene ne fre ambicjet berthamore te armikut te tij te vjeter.
Top Channel