Nga tre që ishin vdekjet e njoftuara një ditë më parë, bilanci i
viktimave të stuhisë-përbindësh që goditi Filipinet ka kapërcyer në më
shumë se 120.
Edhe pse ne pritje te tajfunit te fuqishem, autoritetet vendore kishin marre masa e ishin pergatitur me mire se çdo here tjeter, ererat e Haiyanit kane qene aq te forta, sa ishte e pamundur t’i behej balle.
Shpejtesia e tyre pasi stuhia preku token mengjesin e se premtes, mberriten maksimumi ne 379 km ne ore, ne det raportohet te jete ngritur dallge deri ne 15 metra te larta thote BBC, dhe ne disa pjese te vendit, kane rene gati 400 mm shi.
Stuhia shkatërroi veçanërisht ndërtesat dhe shkaktoi rrëshqitje dherash, teksa goditi pjesën qendrore të Filipineve, të premten. Linjat e komunikacionit dhe energjia elektrike ishin të ndërprera në disa zona të vendit.
Pamjet filmike nga qyteti i Tacloban treguan qytetin të pushtuar nga ujërat, që pas momentit të goditjes së tajfunit, raportohet nga Manila.
Agjencitë e ndihmës nuk po arrijnë të futen në qytet, pasi aeroporti i saj është shkatërruar thuajse tërësisht dhe vetëm fluturimet ushtarake kanë mundësi të operojnë, tha Andrews.
Qeveria filipinase ka lavdëruar përpjekjet për evakuim, gjë që deri më tani duket se ka bërë që numri i viktimave të jetë relativisht i ulët. Por, ndoshta do të duhen disa ditë, deri sa të përcaktohet me saktësi numri përfundimtar i viktimave.
Zyrtarët thanë se më shumë se 12 milionë njerëz rrezikuan jetët nga kjo superstuhi, teksa pjesa më e madhe e rajonit të prekur prej kësaj fatkeqësie të fundit ka vuajtur shumë edhe gjatë rikuperimit nga pasojat e një tërmeti gjatë muajit të kaluar.
Tajfuni pritet të godasë Vietnamin gjatë fundjavës. “Parashikojmë që niveli i shkatërrimeve të shkaktuara prej tajfunit ‘Haiyan’ të rritet dhe të jetë i jashtëzakonshëm, madje për fat të keq kemi frikë se mund të jenë humbur edhe shumë jetë njerëzish”, tha drejtorja e “Save the Children”-it filipinas, Anna Lindenfors, gjatë së premtes.
Top Channel