Filipine, mbi 1000 viktima nga tajfuni

09/11/2013 00:00

Numri i viktimave të tajfunit Haiyan shkon nga 1000 deri në 1200. Kështu deklaroi Kryqi i Kuq filipinas që lëshoi apelin për ndihmë ndaj banorëve të prekur që ky bilanc të mos përkeqësohet.

Pjesa më e madhe e personave mendohet se ka humbur jetën në qytetin Tacloban me 250 mijë banorë, ku kaloi epiqendra e stuhisë, që la pas banesa të shkatërruara dhe rrugë nën pushtetin e ujit.

Edhe pse në pritje të tajfunit të fuqishëm, erërat e Haiyanit kanë qenë aq te forta sa ishte e pamundur t’i bëhej ballë. Shpejtesia e tyre pasi stuhia preku token mengjesin e se premtes, mberriten maksimumi ne 379 km ne ore, ne det raportohet te jete ngritur dallge deri ne 15 metra te larta thote BBC, dhe ne disa pjese te vendit, kane rene gati 400 mm shi.

Stuhia shkatërroi veçanërisht ndërtesat dhe shkaktoi rrëshqitje dherash, teksa goditi pjesën qendrore të Filipineve, të premten. Linjat e komunikacionit dhe energjia elektrike ishin të ndërprera në disa zona të vendit.

Pamjet filmike nga qyteti i Tacloban treguan qytetin të pushtuar nga ujërat.

Agjencitë e ndihmës nuk po arrijnë të futen në qytet, pasi aeroporti i saj është shkatërruar thuajse tërësisht dhe vetëm fluturimet ushtarake kanë mundësi të operojnë, tha Andrews.

Qeveria filipinase ka lavdëruar përpjekjet për evakuim, gjë që deri më tani duket se ka bërë që numri i viktimave të jetë relativisht i ulët. Por, ndoshta do të duhen disa ditë, deri sa të përcaktohet me saktësi numri përfundimtar i viktimave.

Zyrtarët thanë se më shumë se 12 milionë njerëz rrezikuan jetët nga kjo superstuhi, teksa pjesa më e madhe e rajonit të prekur prej kësaj fatkeqësie të fundit ka vuajtur shumë edhe gjatë rikuperimit nga pasojat e një tërmeti gjatë muajit të kaluar.

Tajfuni pritet të godasë Vietnamin gjatë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB