Vlorë, hiqet masa e bllokimit të pallatit

07/11/2013 00:00

Gjykata Administrative e Vlorës  pranoi kërkesën e 11 banorëve për marrje mase të përkohshme e cila i ndalon autoritet të ndërhyjnë në objektin 8-katësh deri në një moment të dytë kur ata të depozitojnë kërkesën e themelit.

Ky vendim i gjyqtarit Astrit Shema do të thotë në terma të thjeshtë se brenda 10-ditësh asnjë nga autoritetet shtetërore nuk mund të ndërhyjë në këtë objekt i cili sipas vendimit tashmë nuk duhet të qendrojë i rrethuar as me kordonat e policisë.

Ky vendim ka fuqi këto deri në datën 17 nëntor, nëse banorët nuk paraqesin padi themeli për pretendimet e tyre, por në rast se ata depozitojnë pretendimet themelore në Gjykatën Administrative, verdikti i gjyqtarit Shema  qendron në fuqi deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit administrativ mes shtetit dhe qytetarëve.

Ky është vendimi i parë që Gjykata Administrative e hapur në datën 4 nëntor jep ashtu sikurse ishte premtuar për zgjidhjen në kohë rekord të padive të qytetarëve.

Kërkesë padia për marrje masë provizore u dorëzua një ditë më parë në Gjykatën Administrative të këtij rrethi.

Top Channel