Mbyti gruan, “burg pa afat” për Fehmi Brahja

07/11/2013 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat”
për Fehmi Brahja, 49-vjeçari i cili dy ditë më parë mbyti me këllëf
jastëku bashkëshorten e tij.

Brahaj ka deklaruar para togave të zeza se kishte debatuar me të shoqen, Radivijen, dhe kishte nisur ta qëllonte, por nuk kishte për qëllim ta vriste.

Mbrëmjen e së dielës, Fehmi Brahja mbyti me këllëfin e jastëkut nënën e tre fëmijëve të tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Saukut të Vjetër, në Tiranë. Pas krimit ai është vetëdorëzuar në polici, duke treguar me detaje të gjithë kronologjinë e ngjarjes.

Top Channel