Gjirokastër, sekuestrohen 25 kg drogë

07/11/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 25 kilogramë lënde narkotike kanabis sativa.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale sipas te cilave sektori kundër narkotikëve ne drejtorine e Policise se Gjirokastres pas informacioneve te marra ne rruge operative mëngjesin e kesaj te hene ne malin e Lazaratit nje i ri po transportonte me çantë shpine drogen e cila ishte ndarë në 10 pako.

Burime policore thane se personi që po transportonte lëndën narkotike është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Policia e Gjirokastrës bën me dije se po punohet për kapjen e të dyshuarit dhe kanë nisur hetimet për të mësuar destinacionin e drogës.

Top Channel