Arrestohen punonjesit e ‘Albpetrol’

06/11/2013 00:00

Policia e Fierit arrestoi disa punonjes të kompanisë ‘Albpetrol’ dhe nje drejtues të një kompanie private.

Të ndaluarlit jane Shpëtim Ramaj 49 vjeç, president i firmes “Abajera”, Vilson Ndoni 32 vjeç ekonomist ne Albpetrol, Vladimir xhaferraj, 50 vjec inxhinier teknik, Gramoz Kodhelaj 55 vjeç ekonomist, Hill Gjeka 47, drejtor ndermarrje, Dhionis Ceco 60 vjeç ekonomist ne ‘Albpetrol’.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, “nga hetimet e organit të akuzës është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë “Albpetrol” kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë.

Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon”. Mësohet se të pesë zyrtarët, anëtarë të komisionit të kolaudimit, janë arrestuar në mesnatë, pasi Gjykata e Fierit, me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, urdhëroi masën e “arrestit me burg”. Ky urdhër ekzekutimi është zbatuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Fier. Kallëzimi për 5 punonjësit është bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Top Channel