Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën 32-vjeçarja nga Londra, dyshohet për…
INUK ka rrethuar me shirit një godinë të ndërtuar sipas stilit
tradicional në Gjirokastër mbi një hapësirë dikur të betonizuar duke
paralajmëruar prishjen për të.
Pronari i objektit thotë se nuk ka marrë asnjë shkresë paralajmëruese dhe nuk është njoftuar më parë për prishjen. Ai pretendon se ka zbatuar me përpikmëri projektin e miratuar prej Institutit të Monumenteve të Kulturës duke ruajtur stilin traditcional dru dhe gur në objektin e ndërtuar.
Ndertesa ka marre leje per restaurim por sipas burimeve nga INUK eshte tejkaluar leja duke zgjeruar ndertesen mbi kufijte e nderteses se vjeter. Në Gjirokastër dhe pikërisht në zonën muzeale të saj gjenden më shumë se 300 ndërtime pa leje shumica në pjesën e fasadës së qytetit.
Ato lidhen me betonizim, tarraca, shtesa objektesh, ndryshime në strukturën e cative dhe dritareve por nuk është shënuar asnjë aksion që ta ndalë këtë degradim.
Top Channel