Javën e ardhshme ministrat e kabinetit Edi Rama nisin procesin e
lënises së madateve. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga ministri për
marrëdhëniet me parlamentin Ilirian Celibashi.
Gjatë një bisede telefonike, zoti Celibashi deklaroi se ky proces do të nisë në ditët në vijim dhe se lënia e mandateve prej ministrave nuk do të zhvillohet në grup, kjo për mos të prishur ekuilibrat e votave të votës në Parlament.
“S’ka arsye për t’u tërhequr nga vendim politik i koalicionit qeverisës” theksoi Celibashi, i cili sqaroi se për Qeverinë ky veprim nuk ka asnjë vonesë për aq kohë sa nga Kryeministri Edi Rama, asnjëherë nuk është artikuluar ndonjë afat kohor për këtë çështje. Mandatet pritet te lihen jo vetem nga ministrat socialiste, por edhe nga perfaqesuesit e LSI.
“Do të organizojmë një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re”, thuhej në marrëveshjen paraelektorale mes PS-së dhe LSI-së frimosur nga Edi Rama dhe Ilir Meta në Shkodër më 22 Prill 2013. Kjo ishte pikënisja e kësaj risie që sillte koalicioni i majtë.
Kodi Zgjedhor përcakton qartë ndërprerjen e mandatit të deputetit dhe zëvendësimin e tij pas vakancës së krijuar në Parlament.
Deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati.Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.
Më pas KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të Kodit Zgjedhor.
Ketu duhet pare se cilet deputetet do te hyjne ne Kuvend, per sa kohe ne disa qarqe PS dhe LSI nuk kane respektuar kuotat gjinore dhe per kete arsye mandatet nuk i kalojne deputetit te pare ne radhe ne liste.
Nuk përjashtohen të papriturat apo dorëheqjet prej kandidatët për deputetë në listat e PS dhe LSI-së.
KQZ-ja aktuale me 4 katër anëtarë mundet ta realizojë këtë proces, por shpejtësia e realizimit të tij varet tërësisht nga organi më i lartë zgjedhor në vend.
Top Channel