Libonik, 23-vjeçari vritet për lojën e pokerit

05/11/2013 00:00

Një grindje banale ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe vrasjen e një të riu në fshatin Libonik, të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të së martës dhe paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali lojërash fati, ku autori dhe viktima janë konfliktuar duke luajtur poker.

Policia lokale bën me dije se viktimë ka mbetur 23-vjeçari Adriatik Bregu, banues në Libonik, i cili nuk ka mundur tu shpëtojë dot plagëve të rënda dhe ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Po sipas policisë, autori i ngjarjes dyshohet të jetë bashkëfshatari i tij, 25-vjeçari Donald Kreka.

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Kreka dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel