Prokuroria e Korçës ka nisur hetimin për çështjen e skandalit denoncuar
nga “Fiks Fare” një dite më pare më pagesat 2 mijë leke për studentet që
shkonin të votonin në zgjedhjet e 3 nentorit.

Parate jane paguar nga stafi i Partise Socialiste ne kete qytet sipas nje liste te percaktuar. Prokuroria do te hetoje per dhenie premtimi dhe favori dhe do te marre edhe listen ne baze te se ciles behej pagesa nga ana e stafit te Partise Socialiste te filmuar nga gazetaret e “Fiks Fare” diten e zgjedhjeve ne qytetin e Korçes.

Hetimi nisi kryesisht ne baze te filmimeve te shfaqura nga ‘Fiks Fare’. Nderkohe sot kla reaguar kryetari i Partise Socialiste ne qytetin e Korçës, Ilir Pendavinji i cili deklaroi se nuk jane blere vota dhe se studentet anetare te FRESSH qe nuk kishin mundesi te shkonin te votonin u eshte paguar shpenzimi i udhetimit.

Top Channel