Durrës, shembet tavani i bibliotekës

05/11/2013 00:00

Që nga dita e shtunë, salla e leximit në Bibliotekën publike të qytetit
bregdetar të Durrësit është jashtë funksionimit, për shkak të shembjes
së pjesshme të tavanit të saj.

Lexuesit e periodikut dhe studentët që janë dhe frekuentuesit më të shumtë të saj janë detyruar ta braktisin, në pritje të ndërhyrjes dhe kthimit të saj në normalitet.

Në këto kushte me një fond emergjence është vendosur të bëhet riparimi i tavanit për të shmangur rënien e pjesës tjetër të tij dhe rritjen e sigurise, ndërsa gjetja e një shtëpie të re për librat i mbetet së ardhmes.

Top Channel