Disa dhjetëra mësues në pension në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër u
anagazhuan për disa vite rresht për të grumbulluar materialet që do të
celnin të parin Muze të Edukimit dhe Gjuhës Greke në objektin e
ish-shkollës së fshatit Bodrishtë.
Muzeu dokumenton përpjekjet e arsimtarëve të minoritetit për të mbajtur gjallë dhe zhvilluar gjuhën amëtare që prej vitit 1430 dhe deri sot.
I ndarë në 4 salla që përkojnë me periudha të ndryshme historike Muzeu është një memorje e mirë për brezat, thote Aleksandra Lloli që drejton shkollën më të madhe në Dropullin e Sipërm.
Ajo thotë se vështirësitë për zhvillimin e gjuhës kanë qenë të shumta ndër vite ndërsa edhe periudha aktuale ku qindra fëmijë të minoritetit grek nuk kanë libra në gjuhën amëtare përbën një sfidë të përditshme për arsimtarët.
Pritet që Muzeu i pari në llojin e vet të plotësohet me dokumenta, botime dhe materiale të arsimimit në gjuhën greke në vijimësi.
Top Channel