Partia Demokratike deklaroi se doganat mashtruan një ditë më parë kur
deklaruan shifrat e të ardhurave në masën 105% për muajin tetor.

Ish-zëvendësministri i Financave Alfred Rrushaj tha se te ardhurat reale jane 90%. Sipas demokrateve, mashtrimi ka si prapavije kontraten e lidhur me britanikes e “Crown Agents”.

“Me Aktin Normativ, Qeveria Rama e uli me rreth 15 për qind parashikimin për të ardhurat doganore. Kjo do të thotë, se megjithëse plani sipas Qeverisë është realizuar në masën 105 për qind, në fakt nga Dogana mungojnë 1.1 miliardë lekë. E shprehur në përqindje, realizimi me tejkalim, sipas tyre i planit Rama është as më shumë, as më pak, por vetëm 90 për qind e planit të Qeverisë Berisha. A bëhet kjo vetëm për t’i hedhur hi syve publikut? Ka një arsye tjetër, shumë herë më të madhe dhe kjo është ‘Crown Agents’, e cila për hir të së vërtetës mund të jetë një nga zullumet më te mëdha të këtij kontinenti”, tha Rrushaj.

Top Channel