Levan-Tepelenë, makina përplas për vdekje kalimtarin

02/11/2013 00:00

Një person ka mbetur i vdekur ditën e shtunë në një aksident rrugor të
ndodhur nën aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzëmadh.

Viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duket se ka qenë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar pasi ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë e cila pak momente më parë ishte përplasur me një mjet tjetër, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, nga i cili ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Top Channel