SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
Elbasani vazhdoi rrugën drejt Superligës, duke marrë tre pikë të parashikuara ndaj Albpetrolit në ndeshjet e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë së Parë.
Megjithatë, në takimin e zhvilluar në “Ruzhdi Bizhuta”, patosarakët bënë një rezistencë të fortë dhe i lejuan vetëm një fitore minimale kryesuesve të inferiorëve.
Pogradeci, një tjetër pretendent për t’u ngjitur mes skuadrave elitare fitoi duke përmbysur rezultatin ndaj Dinamos, e cila kaloi e para në avantazh.
Vazhdon kriza e Luftëtarit të Gjirokastrës, që barazoi në shtëpi në “derbin” me Sarandën, ndërsa Shkëmbini dhe Tomori i Beratit ndanë pikët në një barazim 1-1.
Kategoria e Parë, java e 9-të
Të shtunën
Pogradeci-Dinamo 2-1
Kamza-Himara 1-6
Elbasani-Albpetrol 1-0
Tërbuni-Veleçiku 3-1
Luftëtari-Butrinti 1-1
Shkumbini-Tomori 1-1
Ada-Burreli 1-0
Të dielën
Apolonia-Mamurrasi
Renditja
Pike Skuadra
23 Elbasani
20 Pogradeci
18 Apolonia Fier
14 Shkumbini Peqin
14 Tomori Berat
13 Burreli
12 Butrinti Sarandë
12 Tërbuni Pukë
11 Dinamo Tiranë
9 Albpetrol Patos
9 Himara
8 Kamza
8 Ada Velipojë
6 Veleçiku Koplik
5 Luftëtari Gjirokastër
3 Mamurrasi
Top Channel