Bundesliga, Bajerni rimerr kryesimin
02/11/2013 00:00
Një ditë pas fitores tenistike të Borussias së Dortmundit ndaj Stuttgartit (6-1), Bajerni i Mynihut rimerr kreun e Bundesligës falë një fitore të vuajtur në fushën e Hoffenheimit.
Vendasit realizuan të parët, por bavarezët u imponuan falë golave të Mandzukic në të 39’ dhe Mueller, 15 minuta përpara përfundimit të lojës.
Humbje surprizë ajo e Leverkusenit në fushën e Braunshveig, vendit të fundit të renditjes.
Një ditë “black-out” total i kushton skuadrës së “aspirinave” distanicimin nga dyshja kryesuese.
Në ndeshjet e tjera, Schalke arriti një fitore prestigjioze në kryeqytet, në fushën e Hertës së Berlinit.
Top Channel