Superiore, Kastrioti mposht Teutën në Durrës
01/11/2013 00:00
Java e dhjetë e Superligës ka nisur me surpriza. Kastrioti mundi 1-2 Teutën në “Niko Dovana” duke i shkaktuar skuadrës durrsake dhe humbjen e parë për këtë sezon.
Edhe pse kaloi e para në avantazh, skuadra e Teutës nuk arriti ta ruajë rezultatin pasi krutanët e drejtuar nga Ndreu barazuan në fundin e pjesës së parë me Abraham dhe kaluan në avantazh me Turdiun.
Fitore e rëndësishme kjo e Kastriotit që ngjitet në vendin e shtatë në kuotën e 10 pikëve, ndërkohë që me këtë humbje Teuta i jep mundësinë Skënderbeut të shkëputet nga ndjekësit dhe të kryesojë i vetëm kampionatin.
Por, më parë kampionët e drejtuar nga Josa duhet të mundin Partizanin, ndeshje kjo e cila do të luhet të shtunën në Korçë.
Top Channel