F1, Red Bulli dominon provat e lira
01/11/2013 00:00
Red Bull ka dominuar sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Abu Dabit. Në pistën e Yas Marina, Sebastian Vettel ka lënë pas shokun e tij të skuadrës, Mark Webber dhe të gjithë pilotët e tjerë.
Gjermani, i cili në garën e Indisë u shpall kampion për herë të katërt radhazi në Formulën 1, regjistroi kohën 1’41’’335.
Në vend të tretë dhe të katërt Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Kimi Raikkonen (Lotus).
Ferrari sërish në vështirësi me Fernando Alonson në vend të tetë dhe Felipe Masën në vend të dhjetë.
Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Abu Dabit do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Gara, të dielën në të njëjtën orë. Provat dhe garën mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në Top Channel.
Top Channel