F1, Raikkonen kërcënon Lotusin me bojkot

01/11/2013 00:00

Kimi Raikkonen nuk ka përjashtuar mundësinë që të mos garojë në dy garat e fundit të botërorit të Formulës 1 pasi ka probleme financiare me skuderinë Lotus.

Piloti që vitin e ardhshëm do të pilotojë një Ferrari theksoi për ‘Autosport’: “Kemi arritur një marrëveshje mbi disa çështje dhe shpresoj që t’i zgjidhim të gjitha problemet në mënyrë që ta mbyllim mirë sezonin. Mua më pëlqen të pilotoj, por ka rëndësi edhe ana financiare. Kur gjërat nuk bëhen siç duhet, marrëdhënia mbyllet keq. Kam menduar edhe bojkotin e garave që kanë mbetur.”

 “Kohët e fundit kam dëgjuar që nuk jam një pilot që mbroj interesat e ekipit dhe shumë gjëra të tilla, por ndërkohë unë nuk kam marrë asnjë euro nga ky ekip”, shtoi finlandezi.

Sipas ‘Autosport’, Lotusi i detyrohet plot 11 milionë euro Kimi Raikkonenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB