Dy fytyrat e Milanit

01/11/2013 00:00

Nuk ka paqe në kampin e Milanit. Fërshëllimat e dëgjuara nga stadiumi gjysëmbosh i San Siros në ndeshjen me Lazion paqyrojnë mjaft mirë humorin jo të mirë në ambientet kuqezi në këtë fillim kampionati.

Nga njëra anë tifozët u gëzohen paraqitjeve dhe golit të Kaka’, por nga ana tjetër shfaqin shqetësimin për Mario Balotelin.

Ky i fundit është kthyer në një problem në javët e fundit, pasi nuk arrin të gjejë golin që nga 22 shtatori dhe se nuk po mundet të administrojë sic duhet rolin si sulmues kryesor. Sigurisht pezullimi dhe dëmtimet kanë ndikuar jo pak në këtë situatë, megjithatë kjo nuk i heq hijet e shqetësimit.

Ajo që frikëson Alegrin dhe të tjerët është loja e zhvilluar prej tij në minutat e aktivizuara kundër Barcelonës, Lazios dhe Parmës. Shifrat e vërtetojnë më së miri këtë; 3 gola, 2 nga të cilat me penallti në 888 minuta lojë.

Krejtësisht e kundërta ndodh me Rikardo Kaka’, i rikthyer pas 4 vjetësh në Milanelo. Futbollistit brazilian i mjaftuan vetëm 193 minuta lojë për të gjetur golin me fanelën kuqezi, ndërkohë që nuk kanë munguar as rastet e pastra për shënim në sfidën me Parmën, por edhe me Lazion.

Ajo që cudit është mënyra se si Kaka’ arriti të bëjë këtë paraqitje. braziliani në këto ndeshje ka luajtur në rolin e sulmuesit të vkrahurt duke u klthyer menjëherë në një futbollist për Milanin e Alegrit të këtij sezoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB