Barcelona-Espanjol, derbi katalanas
01/11/2013 00:00
Barcelona do të kërkojë fitoren ndaj Espanjolit në ndeshjen hapëse të javës së 12-të të Primera Division.
“Blaugranat” shihet si favoritët absolutë në derbin katalanas dhe do të kërkojnë pikët maksimale për të ruajtur kreun në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë, Reali i Madridit i vendit të tretë do të luajë të shtunën në transfertë ndaj Rajo Valekanos, ndërsa vendi i dytë, Atletiko Madrid pret të dielën në fushën e tij, Atletikon e Bilbaos.
Barcelona kryeson Primera Division me 31 pikë pas 10 fitoreve dhe 1 barazimi, ndiqet ngë Atl. Madrid me 30 pikë, 10 fitore dhe 1 humbje dhe Reali me 25 pikë, 8 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.
Top Channel