Allegri vs Seedorf

01/11/2013 00:00

Rezultatet zhgënjyese dhe paraqitja e dobët e skuadrës ka nxitur polemikat në distancë mes ish-mesfushorit të Milanit, Seedorf dhe trajnerit të kuqezinjve, Allegri.

Nga Brazili, Seedorf deklaroi për të parën herë se arsyeja pse ishte larguar nga Milani ishte trajneri Allegri i cili nuk e aktivizonte.

“Ai më hidhte në fushë me skuadrat e mëdha, kundër Juventusit apo Barcelonës dhe më pas për katër javë përfundoja në stol”, tha braziliani duke lënë të kuptohet se Allegri nuk është trajneri i duhur për një skuadër si Milani.

Përgjigjja e trajnerit të kuqezinjve ka qenë e menjëherëshme dhe diplomatike.

“Ka një dhënie andreotiane (Giulio Andreotti ish-kryeministër i Italisë): Pushteti vishet nga ata që s’e kanë. Dhe pankina e Milanit, vendos nën presion ata që s’e kanë. Jam njohur me këto deklarata dhe nuk dua të gjykoj asnjë. Megjithatë ai ka thënë se e aktivizoja në ndeshje të mëdha, dhe kjo do të thotë që kisha besim tek ai. Nuk besoj se kam qenë unë shkaku i gjithë të këqijave për të”, deklaroi Allegri.

Lidhur me takimin e vështirë në transfertë ndaj Fiorentinës të shtunën, trajneri i kuqezinjve u shpreh optimist, ndërsa shtoi se në këtë takim do tëluajë që nga minuta e parë Kaka’, i cili shkëlqeu në mesjavë ndaj Lacios duke shënuar edhe golin në barazimin 1-1 në San Siro.

Pavarësisht rezultateve dhe renditjes zhgënjyese në tabelëne klasifikimit të Serisë A, ku në 10 javë ka grumbulluar vetëm 12 pikë, trajneri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB