Premier League/Sunderland mposht Newcastle në ‘St.James Park’, Aston Villa i imponohet West Hamit Supergoli ndaj Greqisë e shndërroi Furtuna Velajn në protagonisten e fitores së parë të kombëtares shqiptare të femrave në eleminatoret e Botërorit 2015.
23-vjecarja tregohet modeste për përformancën e saj, ndërsa trajneri i kombëtares Altin Rraklli, edhe pse nuk do të flasë me emra të përvec nuk ka se si ia fsheh vlerat 23-vjecares.
Altin Rrakli, trajner i Kombëtares së Femrave: Në fakt unë nuk kam qejf t’i dalloj, por besoj të gjithë e vumë re që Fortuna Velaj ka cilësi ta jashtëzakonshme individuale, por mua si trajner më bëri përshtypje dhe u kënaqa më shumë me lojën e kolekvit dhe kjo ishte pika kyçe e suksesit tonë.
Fortuna Velaj, Futbolliste e Kombëtares së Femrave: Ndjehem shumë mirë. Jam shumë e kënaqur se kemi fituar, jo se e bëra unë golin, por se kemi fituar dhe kemi marrë tri pikët.
Për ndeshjen ndaj Greqisë, trajneri i kombëtares tregon se ka përdorur një mënyrë disi më ndryshe se herët e tjera për të motivuar vajzat.
“Jo vetëm tek futbolli i femrave, por edhe tek djemtë kemi patur një motivacion të vecantë kur ka ardhur rasti që kemi luajtur kundër Greqisë. Atyre u thashë vetëm një fjalë që: Vajza, ne gjithmonë Greqinë, nuk e shohim si një popull armik, por ata nuk na shohin ne si miq, u thashë, dhe ashtu duhet t’ua japim edhe ne pazarin. Imagjinoni në vitin 2013, në gjithë botën nuk ekziston më nazizmi, në Greqi lind Agimi i Artë, e vetmja forcë politike naziste dhe kjo ka lindur vetëm kundër shqiptarëve, u thashë, imagjinoni sa na duan ne ata”, thotë trajneri Rraklli.
Duket se fitorja ndaj Greqisë ka rritur pretendimet e kombëtares së femrave të cilat shpresojnë që t’ia kalojnë edhe kombëtares së djemve përsa i përket renditjes në grup.
“Objektivi është të arrijmë një pozicion më lartë se ekipet e tjera në grup, si Portugalia, Belgjika, Greqia. Vendi i katërt. Shpresojmë t’ja kalojmë kombëtarës së meshkujve”, thotë Aurora Serenaj, futbolliste e kombëtares.
Kombëtarja e femrave e drejtuar nga Altin Rraklli ndodhet në vendin e 5 në grup, me pikë të barabarta me përfaqësuesen portugeze me të cilën do të ndeshet shkurtin e vitit të ardhshëm.
Top Channel