Trafik me motorë uji

31/10/2013 00:00

Një mënyrë e re duket se po fillon të përdoret nga trafikantët që
sjellin lëndë narkotike në Itali. Policët e shërbimit antidrogë të
Leces, gjatë një patrullimi në bregdet, kanë dalluar në det dy persona
me motora uji të tërhiqnin dy sende të mëdha me formë të zgjatur.

Duke dyshuar se përgjoheshin, ata kanë këputur litarët që i lidhnin me rimorkiot dhe janë larguar me shpejtësi të madhe. Policia ka zbuluar se rimorkiot ishin si dy kapsula e madhe e krijuar nga dy kanoa të salduara, për t’i dhënë në këtë mënyrë një formë të përkryer hidrodinamike, të lehtë për t’u transportuar në ujë. Pasi u sharruan, brenda tyre u gjetën sasi të mëdha marijuane të paketuar më së miri për t’i rezistuar lagështisë.

Në një pikë shumë të afërt policët zbuluan edhe katër çanta të tjera me marijuhanë të paketuar në të njëjtën mënyrë. Gjithësej operacioni i djeshëm çoi në sekuestrimin e rreth 201 pakove me një peshë prej 362 kilogramësh drogë.

Policia bën të ditur se varieteti dhe vendi ku është gjetur droga bën të mendosh se prejardhjen e ka nga Shqipëria.Zona ku është gjetur marijuhana, në afërsi të Torre Veneri, është një prej pikave më të përdoruar nga trafikantët sepse gjatë dimrit është tërësisht e braktisur.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta