SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
Sebastian Vettel ka theksuar se cirkuiti i Yas Marinës, aty ku do të zhvillohet këtë fundjavë Cmimi i Madh i Abu Dabit, është shumë i veçantë për të.
Katër herë kampioni i Formulës 1 deklaroi: “Kam kujtime speciale nga kjo garë sepse kam fituar garën time të parë në karrierë në vitin 2009 dhe në vitin 2010 fitova sërish duke marrë edhe titullin tim të parë. Është një garë që nuk mund ta harroj kurrë.”
Pista që ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe është e gjatë 5.5 kilometra dhe sipas kampionit gjerman dy janë pikat ku duhet të jesh i kujdesshëm.
“Kthesa e parë është e vështirë për t’u parë dhe shumë e shpejtë, ndërsa dy kthesat e fundit djathtas duhen marrë sikur të ishin një e vetme. Celësi i suksesit është të shtypësh gazin sa më shpejt në mënyrë që të fitosh shpejtësi të mjaftueshme për pjesën e drejtë”, shpjegoi Vettel në deklarata për faqen zyrtare të skuderisë Red Bull.
Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Abu Dabit do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Gara, të dielën në të njëjtën orë. Provat dhe garën mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në Top Channel.
Top Channel