SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
“Kthimi tek gomat Pirelli të vitit 2012 na ndihmoi.” Adrian Newey foli hapur dhe qartë në një intervistë për francezen ‘L’Equipe’ mbi ndryshimin e gomave që vendosi të bëjë Pirelli në mes të sezonit aktual.
Inxhinieri britanik shpjegoi përmirësimin që pati makina Red Bull pas këtij ndryshimi gomash: “Makina jonë është shumë e mirë në kthesat e shpejta, aty ku gomat e vitit 2013 vuanin më shumë. Dëmtoheshin shumë lehtë dhe për këtë arsye ne nuk e shfrytëzonim dot avantazhin që kishim ndaj skuderive të tjera në kthesat e shpejta.”
Newey vlerëson edhe Sebastian Vettel duke i dhënë meritat për 4 titujt kampion që ka fituar: “Që nga viti 2009 ai është përmirësuar shumë. Në fillim bënte lëvizje të gabuara dhe mund ta kritikoje për disa aksidente që i kanë ndodhur ose mund ta kritikoje për mungesën e aftësisë për të parakaluar. Vettel tashmë është kompletuar si pilot dhe sot është e vështirë ta kritikosh për diçka.”
Top Channel