SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
Cristiano Ronaldo shënoi 3 gola në fitoren 7-3 të Real Madrid ndaj Sevilla dhe pas golit të parë portugezi përshëndeti në formë ushtarake duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit të FIFA-s Joseph Blatter në Universitetin e Oksfordit.
Tre golat e ditës së mërkurë bënë që Cristiano të kalonte një legjendë si Ferenc Puskas për numrin e golave të shënuar në kampionatin spanjoll. Portugezi ka shkuar në 157 gola, ndërsa hungarezi ka shënuar 156.
Gjithashtu, Cristiano i bashkohet Diego Costas si golashënuesi më i mirë i Ligës me 11 gola.
Top Channel