Borussia blen Nuri Sahin për 7 mln euro

31/10/2013 19:05

Borussia Dortmundit do të blejë për shtatë milionë euro pronësinë e mesfushorit Nuri Sahin, i cili luan në klubin gjerman që prej Janarit 2013 si i huazuar nga Reali i Madridit.

Mesfushori i kombëtares turke u bë i famshëm pikërisht në radhët e Dortmundit dhe Reali vendosi që ta blinte për 12 milionë euro në verën e 2011-s.

Megjithatë, mbërritja në Madrid u shoqërua me një dëmtim të rëndë dhe në sezonin pasardhës, u huazua tek Liverpool e më pas tek Borussia.

Nuri ka një kontratë në fuqi me Realin deri në vitin 2017, por mbërritja e Illaramendit dhe Casemiros tregon qartësisht se tashmë ai nuk bën më pjesë në planet e madrilenëve.

Sipas të përditshmes “Kicker”, klubi spanjoll ka hequr dorë edhe nga ideja e një nisjes së një ankandi për Sahin, pasi vetë futbollisti i ka bërë të qartë që nuk do të pranojë asnjë ofertë tjetër përveç Borussias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA