10 premtimet më të mëdha të futbollit

31/10/2013 19:05

Flitet shumë për atë që mund të fitojë këtë edicion të Topit të Artë. Dueli midis Ronaldo-Messi dominon sërish, por midis 50 emrave të përzgjedhur si kandidatë është vërtetë e vështirë të zgjedhësh.

E përditshmja franceze “L’Equipe” i kushtoi këtë të enjte një artikull pikërisht Topit të Artë, por atyre që në vitet e ardhshme do të fitohen nga futbollistët më premtues të një gjenerate të re që po lind.

Në analizën e brendshme të premtimeve më të mëdha të futbollit, e përditshmja franceze arrin të identifikojë dhjetë futbollistë, Koke (Atlético de Madrid), Pogba (Juventus), Isco (Real Madrid), Januzaj (Manchester United), Courtois (Atlético de Madrid), Draxler (Schalke 04), Varane (Real Madrid), Nastasic (Manchester City), Verrati (PSG) dhe Schürrle (Chelsea).

Sipas gazetës, do të jenë pikërish këta futbollistët që do të pretendojnë Topat e ardhshëm të Artë dhe midis tyre, mund të jetë edhe një futbollist i përfaqësueses shqiptare, nëse Adnan Januzaj do të zgjedhë në fund të pranojë ofertën e FSHF-së për të luajtur me ngjyrat kuqezi.

Gjithashtu bie në sy fakti se mes këtyre premtimeve, Gjermania, Franca dhe Spanja janë  vendet më të përfaqësuara, me dy futbollistë secili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA