Mbërritja e Luis Suarezit apo Edinson Cavanit në Madrid u përfol shumë gjatë merkatos së fundit verore, sidomos pasi Gonzalo Higuain u largua pikërisht për të krijuar një vend për njërin prej tyre në sulm.
Megjithatë, madrilenët nuk mundën të siguronin asnjë prej këtyre dy blerjeve, me Liverpoolin që rezistoi deri në fund për Suarez e bashkëkombasin e tij uruguajan që kaloi në Monaco.
Pavarësisht kësaj, sipas “Daily Star”, Reali rikthehet në pistën e Suarezit dhe tashmë ka një ofertë konkrete, 23 milionë euro plus Karim Benzema.
Nëse oferta do të konfirmohet, kjo do të ishte marrëveshja më e mirë e ofruar nga spanjollët për yllin e Liverpool, pasi vetë Benzema ka një vlerë tregu prej 30-35 milionë eurosh.
Përsa i përket strategjive të merkatos, Suarez ka edhe një avantazh të madh mbi alternativa të tjera, faktin që luan në një klub i cili nuk merr pjesë në Champions League ndaj mund të blihet që në merkaton e janarit dhe të aktivizohet sërish në fazat e mbetura të Champions.
Top Channel