Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll ka marrë fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015″.
Përfaqësuesja jonë e drejtuar nga Altin Rraklli mundi 1-0 në “Niko Dovana” kombëtaren greke duke u ngjitur njëkohësisht në vendin e 5 me pikë të barabarta me Portugalinë duke lënë pas vetes skuadrën helene.
Protagonistja e fitores kuqezi ishte Furtuna Velaj e cila me një supergol në pjesën e dytë vendosi dhe fatin e ndeshjes. Kombëtarja jonë e femrave ndodhet në grup me përfaqësuesen e Norvegjisë, Holandës, Belgjikës dhe Portugalisë.
Ndërkohë mësohet se para ndeshjes forcat blu kanë shoqëruar për në polici 2 tifozë të grupit “Tifozat Kuqezi” me pretendimin se po prishnin qetësinë publike. Nga ana tjetër drejtues të Tifozave Kuqezi theksojnë se shkaku i shoqërimit të 2 anëtarëve të tyre është vetëm se ata kishin shpalosur në shkallët e stadiumit një flamur me simbolin e UÇK.
Top Channel