Barça, rotacion dhe fitore ndaj Celta Vigos
30/10/2013 00:00
Barcelona fitoi me lehtësi në javën e 11 të kampionatit spanjoll edhe pse trajneri Gerardo Martino kishte lënë në stol disa lojtarë kryesorë si Neymar, Xavi apo Iniesta.
Katalanasit mposhtën 3-0 Celta Vigon në Balaidos me gola të Alexis Sanchez, një autogol i Yoel dhe Cesc Fabregas.
Me këtë fitore Barcelona arrin kuotën e 31 pikëve, 4 më shumë se ndjekësja më e afërt (Atletico Madrid) dhe 9 më shumë se Real Madrid, të dyja këto skuadra me një ndeshje më pak.
Atletico do të ndeshet të enjten me Granadën (20:00), ndërsa Reali do të luajë sot në mbrëmje kundër Seviljes (22:00).
Top Channel