Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e parë e kësaj mesjave për Serinë A, ajo mes Atalantës dhe Interit.
Në Bergamo, ndeshja ka nisur tepër e vrullshme dhe ritmi është ruajtur përgjatë gjithë pjesës së parë, ku dhe janë shënuar edhe golat e ndeshjes.
I pari kalon në avantazh Inter, me anë të Alvarez, pas një dyluftimi ajror me Stendardon. Por, barazimi vjen vetëm 9 minuta më pas, teksa Denis shfrytëzon më së miri një krosim të Moralez.
Në pjesën e dytë, Atalanta kërkon një penallti, ndërkohë që Inter godet shtyllën me anë të Icardi-t. E megjithatë asgjë nuk ndryshon deri në fund dhe Bergamo mbetet sërish një “tabu” për zikaltrit.
3 pikët e fundit të marra nga Inter ndaj Atalantës rezultojnë në vitin 2008, teksa këtë herë nuk ka mjaftuar as një ndeshje e mirë sa i përket ritmit dhe kujdesit. Gjithsesi, gjithçka për meritë të Atalantës, e cila nuk u dorëzua edhe pas disavantazhit.
Inter mbetet në vendin e 4 të renditjes me 19 pikë, ndërsa Atalanta ka 6 pikë më pak. Të mërkurën do të luhen të gjitha ndeshjet e tjera të Serisë A, përveç takimit të kryesuesve të Romës ndaj Chievo-s, që do të zhvillohet të enjten.
Bien në sy takimet Fiorentina-Napoli, Milan-Lazio dhe Juventus-Catania.
Top Channel