Nigeri, blic ushtarak, vriten 74 xhihadistë

25/10/2013 00:00

Të paktën 74 anëtarë të grupit fondamentalist nigerian Boko Haram janë vrarë në një sulm të ushtrisë në fshatrat Galangi dhe Lauanti, në shtetin Borno në veri-lindje të vendit.

Operacioni i ushtarëve është kryer nga forcat tokësore dhe ajrore, bëjnë të ditur burime pranë forcave të armatosura.

Sipas burimeve, ndërhyrja ishte një kundërpërgjigje ndaj një sulmi të fortë të vetë xhihadistëve, të kryer natën e kaluar në Damaturu, kryeqytet i shteti Yobe, kundër katër komisariateve të policisë, ku u regjistrua një numër i pacaktuar viktimash.

“Rebelët kanë pushtuar qytetin dhe kanë kryer sulme të koordinuara ndaj ndërtesave ku ndodhen zyrat e policisë. Ka pasur shkëmbime zjarri deri në orët e vona të natës mes tyre dhe policisë e ushtrisë, si dhe shumë viktima”, ka shtuar një polic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB