Zjarret në Australi, rrëzohet një avion, një viktimë

24/10/2013 00:00

Një prej avionëve ujëlëshues, në përpjekje për të shuar zjarret në
shtetin e New South Wales në Australi, u aksidentua në afërsi të
Uladula-s në jug të Sidneit dhe piloti i tij humbi jetën.

Bilanci aktual i zjarreve eshte dy viktima dhe mbi 200 shtepi te shkrumbuar nga flakët.

Ndërsa vazhdon beteja e zjarrëfikësve me flakët, ushtria është vënë në shenjestër të kritikave se ishte ajo që shkaktoi një prej zjarreve me te medhenj. New South Wales i pushtuar nga temperaturat e larta po përballet me flakët. Mijëra zjarrëfikës janë mobilizuar për t’i bërë ballë flakëve të mërkurën, pasi zyrtaret paralajmeruan se do te ishte nje dite e veshtire si pasoje e kushteve te motit.

Te enjten, megjithese se temperaturat shenuan rënie ende ekzistojnë më shumë se 60 vatra zjarri. Zona me e goditur është ajo e Bluu Mountines, ku mbi 200 shtepi janë shkrumbuar dhe banorët janë shpërngulur.

Shefi i Mbrojtjes Ajrore, marshalli Mark Binskin paraqiti apologjinë e tij duke pranuar se: “pati aktivitete me eksplozive në mbështetje të njerezve tanë që stërviten për operacione në të gjithë botën”.

Nderkohe debatit për zjarret në Australi, mes kryeministrit Toni Abot dhe perfaqesueses se OKB-se per ceshtjet e klimes Kristiana Figeres i shtohet edhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Al Gore. Ai i kerkoi kryeministrit Abot te mos shfuqizojë taksën karbonit. Pasi mori detyren ne shtator, ai kerkoi hartimin e legjislacionit, per ta anulluar kete takse që i është vendosur 300 ndotesve me te medhenj te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB