Të paktën 48 të burgosura u liruan nga qeveria siriane, si pjesë e një marrëveshje komplekse e ndërrimit të pengjeve.
Marrëveshja për të lënë të lira gratë ishte detyrimi që Damasku duhet të përmbushte për lirimin e dy pilotëve turq dhe nëntë shtetasve libanezë të marrë peng më parë gjatë vitit.
Pengjet, të cilët mbaheshin në vendndodhje të panjohura në Liban dhe Siri u rikthyen në vendet e tyre gjatë javës së shkuar.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut përshëndeti vendimin e ndërmarrë prej presidentit Bashar al-Assad si “human”.
Gjatë së enjtes, rrjeti “Al-Jazeera” transmetoi gjithashtu imazhe të lirimit të grave.
Ndërkohë, në kryeqytetin sirian është duke u rikthyer gradualisht energjia elektrike, pas një sulmi të kryengritësve mbi një nënstacion.
Sulmi shkaktoi heqjen e dritave në të gjithë Damaskun dhe një zjarr të madh pranë aeroportit ndërkombëtar.
Shpërndarja me energji u ndërpre pjesërisht edhe në dy kryeqendrat e tjera të Sirisë, në Aleppo dhe Homs.
Top Channel