Samiti nën hijen e përgjimeve

24/10/2013 00:00

Samiti i Bashkimit Europian do të nisë në Bruksel, ndërsa shumë vende
anetare të bllokut janë të shqetësuar për përgjimet e Shteteve të
Bashkuara. 

Takimi zhvillohet një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel i telefonoi Presidentit amerikan, Barak Obama pas lajmeve se celulari i saj ishte pergjuar. Presidenti francez, Fransua Holond kërkoi që çështja të jetë pjesë e axhendës se samitit.

Shumë prej udheheqesve të te BE-se shkruan Gejvin Hjuit i BBC-se- kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë takim, ku do të diskutohet për ekonomine dhe emigracionin për të të kërkuar shpjegime nga Uashingtoni për aktivitetet e Agjensise Kombetare te Sigurise, NSA, ne Europe.

Merkel kërkon qartësim për nivelin e përgjimetve në Gjermani. Zëdhënësi i saj, Shtefen Seibert tha se kancelarja i konsideron këto praktika si tërësisht të papranueshme. “Mes miqve te ngushtë dhe partnereve, sic kane qene Republika Federale e Gjermanise dhe Shtetet e Bashkuara për dekada -nuk duhet të ketë monitorime te tilla të bisedave të kreut të një qeverie”.

Te enjten, ministri i jashtem gjerman, Guido Vestervelle do te takohet me ambasadorin e SHBA-se Xhon Emerson. Gazetat në Gjermani reflektonin gjithashtu indinjatën publike. Në faqen e saj te pare, gazeta “Ziedeutsche Zeitung” një prej më të respektuarave ne vend, e cilësoi si “ofezen me të rëndë”.

Ajo shkruante se sulmi ndaj celularit te Merkelit mund te jete nje sulm ne zemren e saj politike”. Presidenti Obama i kishte Merkelit se SHBA nuk ka pergjuar thirrjet e saj dhe kjo nuk do te ndodhe as ne te ardhmen. Por pikepyetja mbetet per pergjimet ne te shkuaren.

Ne muajin korrik, media gjermane citoi ish-nepunesin e CIA-s, Eduard Snouden i cili tha: “NSA fle në të njëjtin shtrat me gjermanet, po njesoj si me te gjithe shtetet e tjere perendimore”, megjithese Merkel kishte mohoi te kishte njohuri per kete bashkepunim.

Ne muajin qershor, Presidenti Obama kishte siguruar kancelaren gjermane, Angela Merkel se qytetaret gjermane nuk jane pergjuar ne menyre te vazhdueshme. Madje, asokohe ajo u kritikua nga kundershtaret politik qe nuk kishte qene skeptike per keto praktika survejimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB