Revolta e BE-së ndaj përgjimeve

24/10/2013 00:00

“Është e papranueshme që miqtë të përgjojnë njëri-tjetrin”, tha Angela Merkel pas mbërritjes në samitin e BE-së në Bruksel, duke e bërë kështu të qartë qëndrimin e saj mbi pretendimet se amerikanët kanë kontrolluar edhe vetë telefonatat e kancelares gjermane.

“Mes aleatëve dhe partnerëve duhet të ketë besim dhe një besim i tillë duhet rivendosur”, u shpreh Merkel.

“Ia bëra të qartë Presidentit të Shteteve të Bashkuara se spiunimi i miqve është i papranueshëm. Ia kam thënë kur ishte në Berlin në muajin korrik, ia thashë edhe në telefonatën e fundit. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua, por edhe me cdo qytetar të thjeshtë gjerman. Besimi mes ortakëve është lëkundur e duhet rivendosur. Për këtë arsye, na duhet të bëjmë pyetje të dimë se cfarë marrëveshjesh sigurie na nevojiten, Cfarë transparencë duhet të ketë mes Amerikës dhe Europës. Ne jemi aleatë që përballen me sfidat së bashku, por një aleancë e tillë nuk mund të mbështetet tjetër vecse në besim”, deklaroi Merkel.

Parisi dhe Berlini gjenden keshtu te bashkuar ne zemerimin e tyre ndaj skandalit Amerikan te pergjimeve, i cili duket se do te dominoje dhe punimet e samitit te Bashkimit Europian.

Raportet ne mediat nderkombetare tregojne se qeveria gjermane ka marrë informacione, sipas të cilave celulari i Kancelares mund të jetë përgjuar nga shërbimet e fshehta amerikane.

Praktika te tilla per Merkelin, duhet te ndalen menjehere. Obama i cili në plan ndërkombëtar ndodhet nën trysni të fortë për shkak të kesaj ceshtjeje, e siguroi shefen e ekzekutivit gjerman përmes zëdhënësit të tij Jay Carney se Shtetet e Bashkuara nuk e survejojne komunikimin e saj nuk do ta bejne as ne te ardhmen e saj dhe nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen.

Por ne deklaraten e Shtepise se Bardhe nuk u sqarua nese nje gje e tille ka ndodhur ne te kaluaren apo jo. Gjermania pret një bazë të qartë kontraktuale mbi veprimtarinë e shërbimeve të fshehta dhe bashkëpunimin e tyre. Nga qarqet qeveritare u percua mesazhi se Amerika duhet te përmbushë premtimin e vet për një marrëveshje “No Spy” dhe një kod sjelljeje në raport me aleatët.

Skandali i pergjimeve ka shqetesuar edhe lideret e tjere te bllokut, ndersa kercenon te erresoje bisedimet qe normalisht duhet te fokusohen tek ekonomia dhe emigracioni.

Skandali i përgjimeve merr përmasa globale

Jo vetëm shërbimet sekrete amerikane kanë spiunuar qeveritë dhe politikanët europianë, por edhe spiunët e Britanisë së Madhe.

Kështu rezulton në deklaratat e Gleen Greenwald, gazetari amerikan që ka në dorë dosjet e Eduart Snouden, ish-spiunit të CIA-s të strehuar prej muajsh në Rusi.

Sipas këtyre dokumenteve paralelisht me programin “Prism” të agjencisë amerikane të sigurisë së brendshme NSA,vepronte edhe programi i spiunëve britanikë i quajtur “Tampora”. Po sipas të njëjti burim në qendër të përgjimeve nuk ishin vetëm telefonatat që mund të ndalonin sulmet terroriste, por interes i madh tregohej edhe për telefonatat e politikanëve.

Sic thotë gazetari amerikan, Gleen Greenwald britanikët dhe amerikanët shkëmbenin të dhënat me përgjimet e politikanëve europianë që atyre u dukeshin “të dobishme për të kuptuar planet politike të qeverive të huaja”.

Greenwald zbuloi madje se në rastin e përgjimeve në Itali, të përfshira kanë qenë edhe vetë shërbimet sekrete italiane, që u kanë lënë dorë të lirë homologëve britanikë, ndoshta sipas tij, me mirëbesimin se po përgjoheshin vetëm telefonatat që mund të zbulonin plane për sulme terroriste.

Skandali i përgjimeve ka ngrirë marrëdhëniet mes Berlinit dhe Uashingtonit, pas publikimit të lajmi se në shënjestër të spiunëve amerikanë ka qenë edhe telefoni celular i kancelares Angela Merkel. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle thërriti ambasadorin amerikan, për herë të parë kjo që pas Luftës së Dytë Botërore duke i kërkuar shpjegime.

Vetë kancelarja gjermane, nga Brukseli ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së deklaroi se “ishte spiunuar nga miqtë”. Më herët ajo zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Obama. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, kreu i Shtëpisë së Bardhë mohoi zërat se viktimë e përgjimeve ka qenë edhe Merkel.

Në fillim të javës gazeta franceze “Le Monde” publikoi një artikull sipas të cilit rreth 70 milion telefonata përgjoheshin cdo muaj nga NSA në Francë, ndërsa përgjimeve nuk u ka shpëtuar as ambasada franceze në Uashington dhe misioni diplomatik i Parisit në Kombet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB