Përdorimi i avionëve pa pilotë

24/10/2013 00:00

Dokumentet sekrete amerikane dëshmojnë se zyrtarët e Qeverisë
pakistaneze prej kohësh kanë qënë në dijeni të strategjisë së avioneve
pa pilot, që është përdorur nga Shtetet e Bashkuara.

Gazeta amerikane  ‘The Washington Post’ mundi të sigurojë dokumentet e CIA-s dhe memot diplomatike te Pakistanit qe treguan se zyrtareve u ishin dhene informacione sekrete, të vazhdueshme.

Dokumentet e publikuara flasin per 65 sulme të kryera me avione pa pilot në Pakistan, gjatë viteve të fundit. Megjithese u cilesuan “top sekret”, ata i dorezoheshin zyrtareve pakistaneze. Madje flitet edhe për rolin e pakistanit në përzgjedhjen e shenjestrave, duke i referuar një dokumenti te vitit 2010 ku shkruhej për vendin qe do te goditej “me kerkese te qeverise suaj”.

Analistet dhe vezhguesit prej kohësh kanë dyshuar se Pakistani kishte “pranuar në heshtje” për këto sulme, pavarësisht se publikisht i kishin dënuar. Kryeministri i Pakistanit, Nauaz Sharif i kërkoi presidentit amerikan, Barak Obama gjate takimit te merkuren të urdhërojë ndalimin e këtyre sulmeve, te cilat nuk kane qene aspak popullore ne Pakistan dhe vazhdimisht eshte folur për shkelje sovraniteti. Qeveria pakistaneze nuk ka bërë ende për raportimet e fundit, në “ëashington Post”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB