Forcat franceze, ato të OKB-së dhe ushtria e rregullt maleze nisën një operacion të gjerë kundër militantëve islamikë në vend, informoi të enjten Parisi zyrtar.
Zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Gilles Jaron tha për “AFP” se disa qindra ushtarë francezë janë të përfshirë në këtë operacion të përqendruar në veri të vendit.
Zyrtarisht, operacioni ka si qëllim “parandalimin e rigjallërimit të lëvizjeve terroriste”.
Ditën e mërkurë, një autobombë shpërtheu pranë selisë së misionit stabilizues të OKB-së në Mali, duke vrarë disa civilë dhe dy paqeruajtës nga Çadi.
Lideri i filialit të Al-Kaedës në Mali, Sultan Ould Bady justifikoi sulmin me argumentin se “çadianët po luftojnë për Francën”.
E forcuar nga prurja e armëve pas hapjes së depove gjatë luftës civile libiane, Organizata e Magrebit Islamik lëshoi një sulm nga veriu drejt jugut të Malit në 2012-n, duke detyruar ushtrinë franceze që të ndërhynte e vetme në janar 2013, për të zmbrapsur militantët që kërcënonin të merrnin nën kontroll të gjithë vendin.
Top Channel