Trump tha se do ndërpresë tregtinë me Spanjën, reagon Madridi: SHBA duhet të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjen tregtare me BE-në
Një varkë e gjatë 15 metra me rreth 150 emigrantë në bord është shpëtuar
nga roja bregdetare italiane rreth 7 milje në jug të ishullit të
Lampeduzës.
Lajmin e bën të ditur agjencia “ANSA”, sipas të cilës emigrantët janë transferuar me mjetet lundruese ushtarake italiane për në ishullin që ndodhet në ekstremin jugor të çizmes.
Burimi njofton më tej se në zonën në fjalë kushtet meteorologjike nuk kanë qenë të mira dhe peshkarexha ndodhej në vështirësi, derisa u vu re nga Guardia di Finanza, që njoftoi Rojën Bregdetare.
Tragjeditë e verifikuara në Mesdhe bënë që më herët gjatë muajit presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz të bënte thirrje për një ndryshim të kursit në politikën evropiane të emigracionit.
“Evropa duhet ta pranojë më në fund se është një kontinent emigracioni dhe për këtë arsye ne kemi nevojë për një reformë urgjente të ligjeve tona të imigracionit”, tha Schulz.
Ai propozoi për kontinentin e vjetër një sistem ligjor emigracioni, siç i kanë pasur të gjitha rajonet e mëdha të emigrimit në botë, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.
Schulz bëri thirrje për vendosjen e një çelësi të shpërndarjes, i cili do të rregullonte pranimin e emigrantëve në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndër ngjarjet më të rënda të këtij lloji ishte mbytja e rreth 330 klandestinëve që po përpiqeshin të arrinin Italinë, për t’u shpëtuar konflikteve luftarake në vendet e tyre.
Ngjarja solli reagimin e kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat i cili deklaroi se ujërat evropiane pranë Afrikës po kthehen në një varrezë, si dhe atë të komisioneres evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.
Top Channel