Disa qindra qytetarëve shqiptarë u është refuzuar hyrja në shtetin grek për mungesë të dokumnetacionit të kërkuar sipas standardeve të Shengenit, por shumica e tyre nuk kanë marrë asnjë vertetim ku të përshkruhet arsyetimi i refuzimit një obligim që e njeh marrëveshja mes dy palëve shqiptare dhe greke.
Vetë personat që ju është refuzuar hyrja bëjnë me dije se janë penguar padrejtësisht, ndërsa flasin edhe për rryshfete të kërkuara për të kaluar kufirin. Pothuaj të gjithë të kthyerit tregojnë dokumentat e kërkuar sipas kritereve dhe vulat e mëparshme në pasaporta.
Ndërkaq, autoritete kufitare në Kakavijë sqarojnë se pala greke është duke kthyer pas për mungesë dokumentacioni një numër personash më shumë se zakonisht. Autoritetet gjithashtu saktësojnë se e vetmja procedurë për t’u sqaruar dhe negociuar me palën greke është fakti se personat e refuzuar nuk po pajisen me nje dokument ku të arsyetohet refuzimi.
Pikërisht kjo pritet t’i kërkohet palës greke gjatë takimeve që do të vijojnë. Autoritetet kufitare flasin për shumë persona që nuk plotësojnë kriteret e Shengenit, kanë shkelur afatet e qëndrimit në bazë të garancisë të hartuar për ta dhe një pjesë e mirë nuk plotësojnë garancinë finaciare për kohëqëndrimin e deklaruar.
Top Channel